Anëtari Subhi Jakupi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga BDI, sot nuk mori pjesë në një mbledhje të komisionit në të cilën konfirmohet lista e kandidatëve për deputetë nga OBRM-PDUKM, kurse ata të PSDM-së dhe NDM-së u kthyen pas për shkak të parregullsive, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përveç Jakupit në takim nuk ishin edhe anëtarët e LSDM-së, ku me ketë ngritet pyetja nëse BDI, pasi zyrtarisht tha se nuk do të merr pjesë në zgjedhje dhe do të bojkotojë seancat. Jakupi gjatë takimit ishte në hapësirat e KSHZ-së, por nuk është përgjigjur në pyetjen pse nuk ishte i pranishëm në seancë.
Ndryshe nga ai, seanca u ndoq nga përfaqësuesi i PDSH-së në KSHZ, Bedredin Ibrahimi, edhe pse kjo parti nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.
Anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi në deklaratën e tij për Portalb ka përgënjeshtruar zërat që dolën në disa media se ai ka bojkotuar seancën e sotme të KSHZ-së. “Isha në intervistë për RTK-në, vonë isha informuar se do të kemi mbledhje. Kur ka filluar mbledhja unë tanimë kisha caktuar kohën për intervistë”, tha Jakupi.
Në pyetjen e Portalb sesa do të jetë e rëndësishme pjesëmarrja kur partinë të cilën e përfaqëson- BDI, nuk do të merr pjesë në zgjedhje, Jakupi përgjigjet:
“Ne tash jemi zgjedhur me konkurs me çka jemi të obliguar të veprojmë në aspekt ligjor dhe të respektojmë kodin zgjedhor. Ne nuk jemi në cilësinë e deputetëve, ata janë politikë. Ndërkaq, ne jemi së pari profesional pastaj politik. Kemi obligim ligjor për të qenë pjesëmarrës në proces”.
Sipas tij, rreth organizimit të zgjedhjeve, në aspekt teknik nuk do të ketë probleme, por në aspekt politik është problem shumë i rëndë, duke pas parasysh mospjesëmarrjen e partive shqiptare dhe opozitës maqedonase.
“Unë jam tanimë 10 vite këtu, deri tani nuk ka ndodhur një rast i këtillë. Maqedonia veçmë është në ngërç politik. Në aspektin formalo-juridik mund të jenë legale, por jo edhe të jenë legjitime. KSHZ do ta bëje punën e vet, por nga aspekti politik paraqet një ngërç politik. Në demokraci nëpërmjet partive politike organizohen çështjet- e funksionimit të sistemit. Megjithatë, kjo kërkon legjitimitet të plotë, duke i plotësuar standardet demokratike. Në këtë rast do të jetë shumë e vështirë të pranohet legjitimiteti politik. Kurse, legjitimiteti juridik është në rregull”, sqaroi Jakupi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
LVV dhe sfida për zgjedhjen e kryeparlamentarit, sa vota kishte marrë Konjufca në vitin 2021?

AAK tha se do ta mbështesnin për kryeparlamentare, reagon Bogujevci: Sot jam e preferuara, dje më quanin të padenjë

Dyshohet se përvetësoi mbi 150 mijë eurove gjatë viteve 2017-2019, arrestohet një zyrtar në Prizren

Çka është autizmi, shenjat e hershme e trajtimi multidisiplinar – psikologia Deva flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Kërkohet paraburgim për gjashtë personat e dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Ferizaj

Të mërkurën, një tjetër tentativë e LVV për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë