LAJMI I FUNDIT:

Bazuar në shenjën e horoskopit: Ç’përshtypje ke krijuar te të tjerët?

Bazuar në shenjën e horoskopit: Ç’përshtypje ke krijuar te të tjerët?

Për çdo herë që shtroni një pyetje, horoskopi është aty për t’ju dhënë përgjigjen e tij. Nisur nga shenja juaj përkatëse e zodiakut, në këtë artikull do të mund të zbuloni se cila është përshtypja e përgjithshme që të tjerët kanë krijuar për ju.

Dashi

I lini njerëzit të besojnë se jeni të aftë për të përballuar gjithçka. Të tjerët mendojnë se e keni përherë përgjigjen gati dhe se nuk ka asnjë vështirësi në botë që mund t’ju vërë poshtë. Vlerësoheni për sinqeritetin dhe transparencën. Ajo që nuk pëlqehet te ju është shpesh arroganca dhe fakti që në shumë raste nuk i matni fjalët.


Demi

Njerëzit admirojnë korrektesën tuaj. Jeni të organizuar, të tjerët ju marrin shembull dhe gjithmonë janë sy e veshë për të dëgjuar propozimin apo këshillën tuaj të radhës. Mendimet i keni të prera me thikë dhe kurrsesi nuk pranoni të bëni kompromise apo tolerime. Kjo është ajo që nuk shkon te ju sipas të tjerëve, s’duhet të jeni më kaq të patundur.

Binjakët

E para gjë që spikatet te ju është sensi i humorit. Jeni interesantë, argëtues dhe njerëzit i besojnë sensit tuaj të gjykimit. E dinë fare mirë se ju do të jeni përherë aty për t’i ndihmuar dhe inkurajuar. Por ndonjëherë bëheni më sarkastikë seç duhet, arsye kjo përse njerëzit mendojnë se jeni arrogantë.

Gaforrja

Kudo cilësoheni gjerësisht si shenjtorë, pasi mundoheni të zgjidhni problemet e të tjerëve dhe të siguroheni që të gjithë rreth e rrotull janë të lumtur. Njerëzit vlerësojnë dhembshurinë tuaj, sensin e lartë të humorit, kreativitetin dhe fantazinë. Por mendojnë se ndonjëherë kërkoni të keni kontrollin e gjithçkaje dhe të vendosni mundësisht pikat mbi çdo i.

Luani

Mënyra si flisni, visheni, qeshni apo qëndroni ju veçon në mesin e të gjithëve. Njerëzit presin gjëra të mëdha nga ju dhe vlerësojnë energjinë si dhe forcën për të kapërcyer çdo problem. E keni të pamundur të mos merrni rolin e liderit kudo ku ndodheni. Në disa raste ama i bëni të tjerët të mendojnë se jeni shumë më ambiciozë se ç’duhet, të ftohtë dhe gati- gati egoistë.

Virgjëresha

Të tjerët ju besojnë çfarëdolloj pune pasi kanë krijuar përshtypjen që analizoni gjithçka në detaje (jo se nuk ndodh). Njerëzit vijnë te ju kur kanë nevojë të vendosin ekuilibrat në jetë dhe të marrin një mendim të mirë argumentuar. Kushdo ka besim në përzgjedhjen që ju u bëni rrobave, librave apo shfaqjeve në teatër. Në përgjithësi ama i vendosni vetes shumë barriera dhe njerëzit mendojnë se jeni tepër të ftohtë

Peshorja

Konsideroheni njerëz shoqërorë dhe të mirëkuptueshëm. I bëni të tjerët të ndihen mirë, i kuptoni, nuk i paragjykoni kurrsesi dhe jeni krejt pa komplekse. Megjithatë, për disa persona, nisur nga kryelartësia dhe vetëbesimi që mbartni në vetvete jeni djalli dora vetë.

Akrepi

Njerëzit kanë gjithmonë interes të dinë se cili është mendimi juaj për një çështje të caktuar. Është misteri që ju mbështjell ai që i intrigon të tjerët. Ata tërhiqen nga sensualiteti juaj dhe fantazojnë vazhdimisht sikur t’ju kishin në krah. Ia dilni t’i motivoni të tjerët, t’u ktheni humorin ama shpesh edhe i zhgënjeni, bëni premtime që s’i mbani kurrë.

Shigjetari

Njerëzit e admirojnë sensin tuaj të humorit dhe dhembshurinë që ju karakterizon. Jeni përherë gati për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me dikë. Keni një shpjegim për gjithçka dhe kjo është ajo çka të tjerët i mahnit te ju. Jeni shpirtra të lirë, gjë që i bën të tjerët të mendojnë se kurrë nuk do të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme me ju, qoftë miqësore apo dashurore. Jeni totalisht të paparashikueshëm.

Bricjapi

Shoqëria ju njeh si shumë realistë, ndaj për çdo herë që kanë një problem ju telefonojnë menjëherë. Dini ç’të thoni në momente të tilla dhe si t’i jepni forcë të tjerëve. Por teksa disa e vlerësojnë këtë, të tjerët preferojnë t’ju mbajnë larg kur kanë probleme. Jeni shumë të ftohtë dhe pa ndjenja për ta.

Ujori

Keni kaq shumë dashuri për të dhënë, sa nuk dëshironi gjë tjetër veçse disa miq interesantë, një marrëdhënie dashurore të shkëlqyer dhe një botë më të mirë ku njerëzit të mund të jetojnë të lumtur. Goxha shumë po kërkoni apo jo? Sado që përpiqeni të dukeni një lider, të tjerët e dinë fare mirë se shpesh jeni të turpshëm, të ndrojtur dhe plot pasiguri.

Peshqit

Për të tjerët nuk jeni aspak ambiciozë, kërkoni veçse një jetë të qetë, të lumtur plot me dashuri. Ju tërheqin aktivitet e reja dhe kërkoni të jeni sa këtu, atje. Jeni ëndërrimtarë dhe vazhdimisht shkëputeni nga realiteti (bashkë me të edhe nga përgjegjësitë) dhe fantazoni pa ndalim. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh mendojnë se jeni naivë, të paqëndrueshëm dhe të papjekur. /Telegrafi/