"Bayernit i ra shorti më i vështirë në LK"

Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal, ka thënë se Atletico Madridi është skuadra më e vështirë që ka mundur t’i binte Bayernit në shortin për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët siguruan gjysmëfinalen për herë të pestë rresht pasi eliminoi Benfican në çerekfinale, ndërsa skuadra e Diego Simeones mposhti Barcelonën.
“Atletico është kundërshtari më i fortë me të cilin mund të ishim përballur në gjysmëfinale. I pamë kundër Barcelonës. Ata kanë një ekip të mirë dhe fizikisht të fortë. Do të jetë shumë ndeshje e barabartë, por shpresojmë të arrijmë finalen”, ka thënë Vidal për “Marca”, transmeton koha.net.
Në gjysmëfinalen tjetër të Ligës së Kampionëve do të luajnë Manchester City me Real Madridin.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































