LAJMI I FUNDIT:

Bayerni i shpallur kampion vazhdon me fitore (Video)

Bayerni i shpallur kampion vazhdon me fitore (Video)

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesliga duke e mposhtur edhe Darmstadtin me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka fituar ndeshjen e javës së 32 të Bundesligas ndaj Darmstadtit, ku e kanë dominuar gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 18 të ndeshjes më anë të mbrojtësit spanjoll, Juan Bernat.


Bernat feston golin me bashkëvendësin e tij, Alcantara

Spanjolli bëri disa lëvizje të mira në zonë, ku i shënoi një gol të bukur portierit kundërshtar pas asistimit të Franck Ribery dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0.

Edhe në pjesën e dytë, Bayerni ishin dominues duke rrezikuar disa herë seriozisht portën e Darmstadtit, por ishin mysafirët që patën rastin më të mirë.

Luhej minuta e 86 e ndeshjes kur u akordua një penallti në favor të tyre, por turku Hamit Altintop ishte i pasaktë, pasi portieri Starke ia priti penalltinë dhe Bayern Munich fitoi në fund me rezultat 1-0.  /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5l6xnr_bernat-goal-hd-1-0_sport

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League

"Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës" - Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

Ndërkombëtare
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori