Matthias Ginter është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.

Mbrojtësi gjerman u kërkua nga shumë skuadra të mëdha këtë verë, përfshirë Real Madridin e Arsenalin.


Por sipas asaj që ka raportuar Sport Bild, lojtari është në bisedime me kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich.

3w1986qlowc0.bild

Bavarezët janë duke biseduar me lojtarin që ky i fundit t'iu bashkohet atyre në verën e vitit të ardhshëm si transferim i lirë.

27-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Borussia Moenchegladbach dhe ende nuk e ka vazhduar atë.

Bayerni nuk dëshiron të paguajë këtë verë për lojtarin pasi ai pas 10 muajve do të dalë i lirë.

f9d2d28d 8733 4179 b0e7 3c16d95a0ac4

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, bavarezët janë të gatshëm ta zyrtarizojnë lojtarin pas janarit, ndërsa Ginter do t'iu bashkohet më 1 korrik.

Reprezentuesi i Gjermanisë e ka nisur karrierën te Freiburg, derisa ka luajtur për tri sezone edhe te Borussia Dortmund para se të bashkohej me Gladbach në vitin 2017. /Telegrafi/

telegrafi sport app