Java e 21-të në Bundesliga në këtë fundjavë filloi me befasi.

Hertha Berlin barazoi ndaj Bayern Munichut me rezultat 1-1, dhe ndoshta ky ishte rezultati më i drejt me lojën e treguar në fushë nga të dy skuadrat.


Golin i parë në këtë takim e shënoi Vedad Ibisevic në minutën e 21-të pas një asistimi nga Marvin Plattenhardt.

C49TK5nWcAEix8T

Sulmuesi boshnjak rrezikoi edhe në minutën e 50-të, por nuk arriti të shënon, ndërsa në minutën e 87-të rrezioi David Alaba me një goditje të mirë nga gjuajta e lirë.

C49fqMlWcAA6E5M

Kur të gjithë menduan se mysafirët do të humbasin këtë takim në skenë doli Robert Lewandowski, i cili shënoi në sekondat e fundit të takimit.

Pas kësaj humbje Bayerni vazhdon në vendin e parë me 50 pikë, kurse Hertha në pozitën e gjashtë me 34 pikë.

Ndeshja e ardhshme e bavarezëve është ndaj Hamburgut. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5ccgax_vedad-ibisevic-goal-hd-hertha-berlin-1-0-bayern-munich-18-02-2017-hd_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5ccp2t_goal-lewandowski-r-1-1-hertha-berlin-vs-bayern-muni_sport

telegrafi sport app