Bayerni feston, Stuttgarti bie nga Bundesliga (Video)

Bayern Munich ka arritur një fitore pa mund të madh 3:1 ndaj skuadrës së fundit në tabelë Hannover 96.
Ishte sulmuesi polak, Robert Lewandowski që shënoi golin e parë në ndeshjen në minutën e 12-të, ndërsa Mario Gotze realizoi në të 28-tën pvr 2-0 pas asistimit nga Coman.
Gotze shënoi edhe në pjesën e dytë për 3-0, para se Artur Sobiech të ngushtoi epërsinë në 3:1. Kujtojmë që reprezentuesi i Kosovës, Valmir Sylejmani luajti 61 minuta në këtë takim për Hannoverin.
Borussia Dortmund ka barazuar 2:2 në shtëpinë e saj ndaj Kolnit, në një ndeshje të pa rëndësishme për dy skuadrat.
Ndërkohë Stuttgarti ka rënë nga elita e futbollit gjerman pas një kohe të madhe, duke humbur në Wolfsburg 3:1.
Werder Bremen ka mposhtur 1-0 në minutat e fundit Eintracht Frankfurtin duke siguruar qëndrim në elitë, ndërsa Frankfurt do të luaj ndeshjen e barazhit ndaj Nurbergut. /Telegrafi/




















































