Bayern Munichu s’di për humbje në Bundesligë, fiton edhe derbin ndaj Dortmundit

Bayern Munich e ka fituar klasiken gjermane ndaj Borussia Dortmundit, në kuadër të xhiros së shtatë në Bundesliga.
“Bavarezzët” i arkëtuan pikët e plota me një fitore të ngushtë 2:1.
Harry Kane kaloi vendasit në epërsi me një gol fantastik me kokë pas harkimit të Joshua Kimmich (22’).
Vendasit lehtë mund ta shënonin edhe së paku dy gola në këtë pjesë, megjitahtë si Diaz ashtu edhe Olise dështuan nga afërsia.
Dortmundi dha pak shenja ‘jete’ në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo që Ryerson dështoi të konkretizonte pasimin fantastik të Nmecha.
Megjithatë, ishte Michael Olise që e dyfishoi epërsinë duke përfituar nga një gabim amator në mbrojtjen mysafire (79’).
E tëra që bëri Dortmundi ishte goli i nderit përmes Julian brandt që shënoi nga distanca (84’).
Bayern kësisoj vazhdon si lider i vetëm me 21 pikë derisa Dortmundi zë pozitën e katërt me 14 sosh./Telegrafi/


















































