LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich shkatërron Plzenin dhe vazhdon në krye të Grupit C

Bayern Munich shkatërron Plzenin dhe vazhdon në krye të Grupit C
Foto: Twitter.com/FCBayernEN

Bayern Munich ka fituar ndaj Viktoria Plzen në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve me rezultat 5-0.

Vendasit nuk treguan mëshirë ndaj skuadrës çeke duke e dominuar nga fillimi deri në fund.

Goli i parë në takim erdhi nga Leroy Sane në minutën e shtatë, ndërsa nuk kaloi shumë dhe shënuan edhe Serge Gnabry (13′) e Sadio Mane (21′) dhe me rezultatin 3-0 u mbyll pjesa e parë.


Sane e shënoi edhe golin e parë në pjesën e dytë në minutën e 51-të, ndërsa i inkuadruari në pjesën e dytë  Maxim Choupo-Moting shënoi në minutën e 60-të.

Pas kësaj fitore Bayerni renditet në pozitën e parë në Grupin C me nëntë pikë, ndjekur nga Barcelona dhe Interi me nga tre pikë (por me një ndeshje më pak), ndërsa Plzen vazhdon me zero pikë.

Ndeshja e radhës e klubit gjerman do të jetë në udhëtim te Plzen. /Telegrafi/

Renditja aktuale e Grupit C

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori