LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich përgatit ofertë për Kolo Muanin

Bayern Munich përgatit ofertë për Kolo Muanin

Randal Kolo Muani është një nga sulmuesit më në formë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Por qëndrimi i tij te Eintracht Frankfurt pritet të jetë shumë i shkurtër, ku mund të largohet nga skuadra gjermane vetëm gjashtë muaj pasi nënshkroi kontratën afargjate në korrik të vitit të kaluar.

24-vjeçari ka pasur formë fantastike në vitin e tij të parë në Gjermani dhe mori pjesë në Kupën e Botës me Francën duke zgjuar edhe interesimin e top klubeve evropiane për të.


Në 23 ndeshje zyrtare me Frankfurtin, Kolo Muani ka realizuar tetë gola e ka asistuar në 11 të tjerë këtë edicion.

Bayern Munich është gati ta transferojë yllin francez pasi sipas Sport Bild ata janë duke përgatitur një ofertë në drejtim të Frankfurtit.

Bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për francezin, shumë që i kënaq edhe drejtuesit e Frankfurt të cilët e morën Kolo Muanin si transferim të lirë.

Lojtari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë, por Bayerni nuk do ta ketë aspak lehtë transferimin e tij.

Manchester Unites, Arsenal, Roma, AC Milan dhe Atletico Madrid janë skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për sulmuesin francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori