LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich nuk gabon në shtëpi ndaj Werder Bremenit

Bayern Munich nuk gabon në shtëpi ndaj Werder Bremenit

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit gjerman. 

Rasti i parë për gol i takoi Bayernit të cilët rrezikuan në minutën e 18-të me Jamal Musiala, por gjuajtjen e tij e priti me këmbë portieri mysafir. 

Me të filluar pjesa e dytë bavarezët u bën më kërkues dhe arritën ta godasin traversën në minutën e 47-të përmes Harry Kane. 


Po zhvillohej minuta e 56-të kur pikërisht Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0. 

Të besuarit e Vincent Kompany patën mundësi të artë për të shënuar edhe golin e dytë në minutën e 67-të, por gjuajtjen me kokë të Dayot Upamecanos e ndali portieri i mysafirëve. 

Për të shuar përfundimisht shpresat e mysafirëve për ndonjë rezultat pozitiv u përkujdes Leroy Sane, i cili në minutën e 82-të shënoi për rezultatin 2-0. 

Në sekondat e fundit të takimit vendasit fituan një tjetër penallti, ku sërish i saktë u tregua Harry Kane për 3-0.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni shkon në kuotën e 54 pikëve në kampionat dhe udhëheq tabelën duke lënë mbrapa Bayer Leverkusenin me 45 sosh, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të luajtur. 

Bavarezët tani do të fokusohen tek faza e play-off-it në Ligën e Kampionëve, ku të mërkurën do të jenë mysafir të Celtic./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025

Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025

Ndërkombëtare
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij

Premier League
Kalo në kategori