Bayern Munich ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Alianz Arena kundër Borussia Dortmundit me rezultat 2-1.


Rekordmeister e kryen punën e fituesit në pjesën e parë duke realizuar dy gola, të cilën nuk arritën ta përmbysin "milionerët", megjithëse realizuan një gol.

bajernn

Jerome Boateng arriti të realizoi gol me kokë në të 12 minutë, kur topin e kthyer nga shtylla horizontale e dërgoi në portën e Burkit.

Thomas Muller pesë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë shënoi gol pas një asistimi të Robert Lewandowskit.

Golashënuesi i dytë pati edhe një rast të mirë në të 65 minutë, por më i suksesshëm u tregua portieri i Dortmundit.

Kjo e fundit arriti të zvogëloj epërsinë e bavarezëve në të 77 minutë përmes Andriy Yarmolenkos, i cili mori një pasim të saktë nga ana e  Shinji Kagawas.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gol dhe kështu, kampionët triumfuan me rezultat 2-1.

Pas kësaj, Bayern Munich kundërshtarin e radhës do ta pres pas hedhjes së shortit. /Telegrafi/