Bayern Munich i falet Harry Kane, fitojnë në kohën shtesë

Bayern Munich ka fituar derbin ndaj RB Leipzig me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 23-të në Bundesliga.
Në pjesën e parë edhe pse nuk kishte gola, bavarezët rrezikuan me Harry Kane dy herë dhe një herë me Leroy Sane.
Me të filluar pjesa e dytë, Bayern Munich gjeti golin, kur zhvillohej minuta e 56-të, kur Jamal Musiala asistoi te Harry Kane që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/MunichFanpage/status/1761462516729684150
Në minutën e 70-të, mysafirët barazuan rezultatin, kur Dani Olmo asistoi te Benjamin Sesko që shënoi për 1-1.
https://twitter.com/MunichFanpage/status/1761465931992048127
Kur pritej edhe një gabim i Bayern Munich, në skenë goli Harry Kane që shënoi golin e fitores për 2-1.
https://twitter.com/MunichFanpage/status/1761471194534903901
Me këtë fitore 11 herë rresht kampioni i Gjermanisë, gjendet në vendin e dytë me 53 pikë, tetë më pak se Bayer Leverkusen. /Telegrafi/










































