Bayern Munichu po tenton të bind Chelsea që të ndajë rrugët me Callum Hudson-Odoin në këtë afat kalimtar në formë huazimi me të drejtë blerje në vitin 2021.

Goal.com konfirmon se bisedimet mes të dyja klubeve janë duke u zhvilluar dhe anësori 19-vjeçar ishte afër t’u bashkohej Bavarezëve në verën e kaluar.


Por, Chelsea e bllokoi largimin e tij, duke i ofruar kontratë katërvjeçare me një pagë prej 150 mijë funtesh në javë.

33915540 0 image a 3 1601663401192

Skuadra gjermane sërish nuk ka hequr dorë dhe po tenton të transferojë atë në këtë afat në formë huazimi me të drejtë blerje.

Chelsea mund të lejojë largimin e Hudson-Odoit, por vetëm nëse arrijnë të marrin ndonjë zëvendësues të tij.

Frank Lampard nuk është se po e përdor edhe shumë talentin anglez, andaj largimi i këtij të fundit mund të ndodhë në këtë afat. /Telegrafi/

telegrafi sport app