Baush: Me bashkëpunim pushtet-opozitë, mund të tejkalohen dhe sfidat e krizave aktuale

Situatat e krizave ekonomike dhe asaj energjitike së fundmi, mund të menaxhohen më lehtë nëse ka një bashkëpunim mes pushtetit edhe opozitës, vlerëson eksperti ekonomik, Abil Baush.
Ai thekson se kemi shumë shembuj nga vendet e zhvilluara ku me një bashkërendim te pushtetit dhe opozitës janë zgjidhur çështje të rëndësishme për shtetin, andaj në situatën në të cilën ndodhemi kjo temë nuk guxon të mbetet tabu.
Sipas tij takimet mes kryeministrit dhe liderit të opozitës janë të mireseardhura pasi mund të ndikojnë në zbutjen e krizës.
“Vetëm sa për një rikujtim të vogël. Në vitin 2008 dhe kriza që ndodhi në ShBA kur kryetari i posazgjedhur Obama dhe kryetari në shkuarje, kandidati që ishte nga ana e republikanëve u ulën bashkë dhe biseduan për dalje nga kriza financiare që kaploi ShBA-të. Nëse munden superfuqitë të gjejnë mënyra që opozita dhe pozita të bashkërendojnë për dalje të krizave, atëherë mundet edhe në Maqedoni në situata krizash të bisedohet. Shpresoj se nga aty do te dalin instruksione, do të dalin vendime të cilat do t’i ndihmojnë shtetit që sa më butë të kalojë nga kjo situatë”, tha eksperti ekonomik, Abil Baush.
Përndryshe, në takimin mes Mickovskit dhe kryeministrit në qeveri, kreu i opozites propozoi resurse me të cilat sipas tij do të sigurohej energjia elektrike më e lirë, kurse nga pushteti kërkuan mbeshtetje nga opozita për miratimin e ligjeve që janë në procedurë parlamentare e që kanë të bëjnë me krizën energjetike. /TVM2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë