Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur ditë të papërshtatshme atë të djeshmen në Bruksel, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, Kurti ka bërë një batutë me të rinjtë, të cilëve teksa po u jepte këshilla për të lexuar ka thënë se dita e djeshme për të nuk ka qenë fare e përshtatshme.
“Unë nuk po ju them që t’ia merrni kohën as shkollimit zyrtar, as gjumit e as argëtimit, por ajo që ngelet jashtë këtyre aman lexoni. Nëse secili prej neve e mendon ditën e djeshme, nejse për mua dita e djeshme nuk është bash e përshtatshme, por nëse mendoni se çfarë keni bërë në 24 orë atëherë ka gjasa se disa orë nuk ju kujtohet se çfarë keni bërë. E ato janë orët që është dashur të lexoni. Vetëm kaq”, ka thënë kreu i ekzekutivit.
Ai tutje ka thënë se shoqëria në Kosovë është shndërruar në shoqëri të konsumit dhe kjo sipas tij, duhet të ndryshojë.
“Njerëzit sot presin më shumë sepse jemi shndërruar në shoqëri të konsumit. Jemi më shumë konsumatorë sesa prodhues e krijues. Jemi më tepër spektator sesa njerëz që e vënë në funksion imagjinatën për të bërë diçka. Është e rëndësishme të jemi më shume krijues e më pak konsumator. Kjo e rritë pasurinë e jetesës dhe bashkëpunimin me të tjerët”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë