Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 23-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll. 

Suharekasit mposhtën Llapin në derbin e javës, me rezultat minimal 1-0, falë golit të realizuar 15 minuta para fundit të ndeshjes nga Ermal Krasniqi.


Pas ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se nuk e kishin merituar humbjen dhe se golin e pranuar ia dhuruan vet ata skuadrës së Ballkanit.

Trajneri llapjan kritikoi lojën e Ballkanit duke thënë se suharekasit me këtë nuk mund të bëhen kampion.

Tahir Batatina 1

"Ne s'kemi qenë sot në ditën tonë, Ballkani krijoi golin që ne ia krijuam vet", tha fillimisht Batatina.

"Vështirë është me u bo Ballkani kampion pa asnjë aksion, asnjë goditje në portë. Kampionati është i gjatë, dhe është larg për t’u vendos diçka. Mendoj që se merituam humbjen sot. Ballkani vetëm futboll nuk bëri sot. Nuk shënuam gola por e kemi sulmin më të mirë në Superligë”, tha Batatina.

Ballkani me këtë fitore mbetet lider në elitën e futbollit kosovar, me 48 pikë të mbledhura. Llapi, në anën tjetër, ka 39 pikë dhe mbetet në pozitën e katërt në tabelë. /Telegrafi/

telegrafi sport app