LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Luajtëm si skuadrat gjermane, Zhdrella duhet të ftohet nga Kosova

Batatina: Luajtëm si skuadrat gjermane, Zhdrella duhet të ftohet nga Kosova

Llapi ka arritur një fitore të madhe në shtëpi ndaj Vllaznisë së Pozhoranit me rezultat të thellë 4-1.

Skuadra e Tahir Batatinës ishte duke pësuar humbje 0-1 deri në minutën e 70-të, por në 20 minutat e fundit riktheu gjithçka.

Trajneri i vendasve, Tahir Batatina ka deklaruar se skuadra e tij luajti si ekipet gjermane duke rikthyer rezultatin.


“Skuadrat gjermane gjithmonë e nisin kështu lojën dhe pastaj shpërthejnë deri në minutën e 90-të. E kisha të vështirë ti motivoja lojtarët e mi, pasi kemi luajtur me skuadrën nga fundi i tabelës”.

“Filluam ndeshjen me neglizhencë si pasojë e këtij faktorit, por më pas ndryshuam edhe në skemën e lojës dhe ia dolëm të përmbysnim rezultatin. Shumë ndeshje mund ti fitojmë pa një lojtarë më pak në fushën e lojës, pasi kemi ndër skuadrat më të përgatitura në Superligë”, u shpreh Batatina.

Krejt në fund ai ka bërë thirrje publike edhe për Muharrem Sahitin e Genc Hoxhën që Mentor Zhdrella të ftohet në miqësoren e nëntorit.

“Kur ke në skuadër një futbollistë si Mentor Zhdrella gjtihçka bëhet edhe më e lehtë. Mendoj se ai duhet të jetë i ftuar në miqësoren e Kosovës në nëntor”, deklaroi Tahir Batatina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori