LAJMI I FUNDIT:

Batatina i kënaqur me fitoren, thotë se Llapin e presin suksese të mëdha

Batatina i kënaqur me fitoren, thotë se Llapin e presin suksese të mëdha

Llapi e ka nisur me fitore edicionin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat minimal në udhëtim te Drenica 0-1, falë një goli nga penalltia nga Francisco Rivera.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë pas ndeshjes se rezultati nuk ishte real, pasi kanë mundur të fitojnë me epërsi më të thellë.


“Rezultati nuk ishte real pasi mund të shënonim shumë më shumë gola, pasi krijuam raste të mira”, tha Batatina.

Tutje Batatina ka deklaruar se kanë bërë transferime të qëlluara dhe kanë dy skuadra e që i presin suksese të mëdha.

“Mendoj që Llapi ka krijuar një skuadër për projekt trevjeçar dhe këta djem janë ata. Kemi bërë transferime që po dalin të jenë të qëlluara”.

“Besoj se kemi një kontingjent të jashtëzakonshëm. Brenda një skuadre kemi dy skuadra. Është bërë një skuadër solide që mund të ketë suksese të mëdha”, theksoi Batatina pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori