LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Ishte fitore e rëndësishme

Batatina: Ishte fitore e rëndësishme

Llapi ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa ka mposhtur Trepçën 89 me rezultat 2-1.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante në ‘Zahir Pajaziti’, ku vendasit triumfuan falë golave nga Festim Alidema dhe Alef Firmino.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se kanë dhënë maksimumin në këtë sfidë, teksa thotë se këto tre pikë janë të rëndësishme për të qenë në hap me tre skuadrat e para në tabelë.


“Llapi dhe Trepça ’89 çdo herë kanë krijuar spektakël. Në “Zahir Pajaziti” të dyja luajmë futboll të hapur. Kjo e bën të ketë gola dhe aksione të rrjedhshme e rivalitet”.

“Për ne ishte me rëndësi të fitojmë. Kemi bërë maksimumin dhe kemi luajtur mirë taktikisht. E dinim çfarë donim dhe reaguam menjëherë në pjesën e dytë”.

“Po të ishim më të kujdesshëm nuk do të vinim te situata e pranimit të golit. Bëmë më të mirën e mundshme”.

“Janë pikë të rëndësishme për të qenë në hap për treshen e parë në tabelë”, deklaroi Batatina pas ndeshjes.

Pas 20 xhirove në Albi Mall Superligë, Llapi zë vendin e parë me 26 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori