Llapi është duke u organizuar mjaftë mirë për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra bardh e kaltër nga Podujeva ka marrë trajnerin e mirënjohur Bylbyl Sokolin.


Ndërkohë në postin e drejtorit sportiv është emëruar Tahir Batatina që deri në edicionin e sapo përfunduar ishte në pozitën e trajnerit.

Puna e Batatinës si drejtor sportiv menjëherë ka filluar të ketë efekt, pasi ai ka rikthyer në skuadër dy lojtarë llapjanë si Bledar Hajdinin për portën dhe Fiton Hajdarin sulmuesin e krahut.

34135464 10156338519142243 1814527604141588480 o 1

Llapit iu është bashkuar edhe mesfushori fantastik i Dritës, Arbnor Ramadani sulmuesi nga Shqipëria Albi Çekiçi si dhe Ardian Hoti.

Batatina në rolin e drejtorit sportiv ka arritur t'i blindoj edhe yjet si Mentor Zhdrella dhe pjesën tjetër të rëndësishme të skuadrës.

"Llapi ende nuk e ka mbyllur sa i përket transferimeve për këtë afat kalimtar".

"Qëllimi ynë është të përforcohemi edhe me katër ose pesë futbollist, ku me shumicën prej tyre kemi arritur marrëveshje dhe pritet gjatë ditëve të ardhshme t'i bëjmë zyrtare", ka thënë Batatina për Telegrafin.

34628296 10156353882202243 5148982630405898240 o

Llapi do të përforcohet edhe më shumë në fazën defensive dhe atë ofensive.

Batatina ka treguar edhe objektivat e skuadrës së tij për edicionin e ardhshëm ku synojnë trofe dhe daljen në Evropë.

"Me ardhjen e trajnerit Bylbyl Sokoli është rritur edhe motivi te skuadra".

"Si skuadër stabile në vitet e fundit ku kemi përfunduar vetëm në pjesën e epërme të tabelës, ne synojmë të vazhdojmë me të njëjtin ritëm".

"Llapi do të jetë konkurruese në dy frontet si në kampionat ashtu edhe në kupë pasi synojmë daljen në Evropë", ka përfunduar Batatina.

30714405 10156227790122243 6595418497759576064 o

Llapi së fundmi kanë zgjedhur edhe bordin dhe aksionarët e rinj të klubit.

Nexhat Dumnica ka vazhduar në pozitën e presidentit të klubit, Tahir Batatina si drejtor ekzekutiv dhe sportiv, Fadil Dervisholli nënkryetar dhe aksionar, Muhamet Rexhepi sekretar, Afrim Ajeti drejtor gjeneral për transferime ndërkombëtare dhe aksionar, Shkumbin Veliu aksionar dhe drejtor i departamentit ligjor dhe Baki Osmani anëtar i bordit dhe aksionar. /Telegrafi/

telegrafi sport app