LAJMI I FUNDIT:

Batatina e sheh mungesën e Veliut, si të Messi te Barcelona

Batatina e sheh mungesën e Veliut, si të Messi te Barcelona
(Foto: Facebook/K.F.Llapi)

Ndeshja në mes të Dukagjinit dhe Llapit e zhvilluar të dielën në Klinë përfundoi pa gola në kuadër të javës së 17-të në BKT Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrën nga Podujeva, Tahir Batatina ka thënë se ekipit të tij i ka munguar loja e mirë pasi mungoi Valmir Veliu.

“Bëmë maksimumin për të fituar pikët e plotat, por nuk ia dolën. Kur Barcelona nuk ka pasur Messin nuk ka pas lojë të mirë, kurse ne nuk e kishim Valmir Veliun që ishte një mungesë e madhe”, ka deklaruar fillimisht ai për Art Sport.


Nuk ka fitues në Klinë, Dukagjini dhe Llapi ndajnë pikët
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në Klinë, Dukagjini dhe Llapi ndajnë pikët

“Por, djemtë luajtën mirë, ndoshta në pjesë ne dytë kemi qenë më të rezervuar edhe pse mendoj se kemi mundur ta fitojmë ndeshjen”.

“Megjithatë, është e rëndësishme që kemi vazhduar serinë pozitive të rezultateve, ndonëse sot është dashur të fitojmë. Synojmë pikët e plota në ndeshjet tjera për të mbetur në krye të tabelës, aty ku Llapi e ka vendin”, përfundoi Batatina.

Llapi me këtë barazim pozicionohet në pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë të mbledhura, gjersa Dukagjini mbetet në pozitën e parafundit me 17 pikë të mbledhura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori