Llapi ka pësuar humbje 1-0 në shtëpi nga Dukagjini në kuadër të Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kenan Haxhihamza ishte heroi i skuadrës nga Klina, pasi priti dy penallti, për të mbajtur epërsinë e ekipit të tij.


Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Tahir Batatina e ka vlerësuar këtë të mërkure si ditën më të keqe për skuadrën nga Podujeva.

llapi 2

Sipas tij, ata kishin gjashtë raste të qind për qindta, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet.

Batatina arsyetoi lojtarët e tij që humbën dy penallti, duke thënë se ato janë shansa 50/50, mirëpo që duhet të realizoheshin.

Ai më tej vazhdoi duke thënë se niveli i skuadrave në Superligë është i balancuar dhe secila skuadër mund ta mposhtë tjetrën, pasi edhe niveli i lojtarëve është i përafërt. /Telegrafi/

telegrafi sport app