Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes ka thënë se gabimet e lojtarëve të tij i kushtuan me humbjen e pikëve në këtë përballje.

Batatina tutje tha se ishte një paraqitje e mirë nga të dyja skuadrat dhe rezultati ishte epilog real.


“E kemi një pranuar një gol që nuk është dashur të pësojmë në atë mënyrë. Kemi bërë shumë gabime por që ishim me fat që kundërshtari nuk na ndëshkoj me gol”.

243028361 4720121194665229 5692194847475655358 n

“Në pjesën e dytë kemi krijuar shanse me shumë dhe ishim me konkret, por që finalizimi është duke na munguar”.

“Të dy skuadrat kemi bërë një ndeshje të mirë dhe barazimi ishte një rezultat real”, ka thënë Batatina.

Llapi ende nuk ka arritur një fitore në Superligë, derisa ky është barazimi i tretë. /Telegrafi/

telegrafi sport app