LAJMI I FUNDIT:

Batatina ankohet në gjyqtarët: Nuk guxojmë të gabojmë kështu

Batatina ankohet në gjyqtarët: Nuk guxojmë të gabojmë kështu
Tahir Batatina

Llapi nuk ka arritur fitore në shtëpi ndaj Feronikelit edhe pse llogariteshin si favoritë për fitore.

Në fund ndeshja përfundoi në barazim 1-1, por që të pakënaqur kanë mbetur vendasit.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ankuar në gjyqtarin kryesor Genc Nuza, për gabime në ndeshje.


“Gjyqtarët pasi që janë vlerësuar nga UEFA, po mendojnë që janë Zot të futbollit. Duket që Feronikeli ka bërë kontratë me Nuzën që ta përcjellë duke ia referuar ndeshjet gjatë gjithë kampionatit. Ai ka bërë gabime sot. Behar Maliqi meritoi kartonin e dytë të verdhë, por ia fali”, deklaroi Batatina pas ndeshjes për Super Sport Kosovën.

Në fund Batatina foli edhe për rrjedhën e ndeshjes duke thënë se humbën një rast të mirë për tu larguar nga ndjekësit.

“Ne nuk guxojmë të gabojmë kështu. Patëm rast që të largohemi nga ndjekësi i parë, por nuk ia dolëm. Ekipi që lufton për titull nuk duhet të bëjë gabime të tilla dhe të pësojë gola të tillë”, përfundoi Batatina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori