Policia e Kosovës respektivisht rajoni Mitrovica Veri, ka bastisur tetë lokacione në rajonin e Leposaviqit (dy në Soqanicë, dy në Kamen dhe katër në Leshak).

Siç njofton zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, nga këto, dy biznese kanë qenë të regjistruara e gjashtë të paregjistruara.


Ai shtoi se dyshimi ka qenë për mall të kontrabanduar me ç' rast në bastisje janë thirrë edhe Njësiti Antikontraband i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

“Nuk ka të arrestuar, ndërsa konfiskimet e mallit janë menaxhuar nga Njësiti Antikontraband e Doganës”, shtoi ai.

“I lusim qytetaret e Veriut të Kosovës që ti regjistrojnë bizneset e tyre dhe mos të vejnë në qarkullim mallra të kontrabanduara pasi që pasojat juridike për ta janë të mëdha”, deklaroi Elshani./Telegrafi/

412213457 1082662609542332 3609218857118039679 n

403411670 388998890451060 3494280311606422 n

412221365 1075824013608326 6871939829335833998 n

412255841 1471580666725268 8709063944024623622 n