LAJMI I FUNDIT:

Bastiset shtëpia e të dyshuarit që blinte me kartela bankare të klonuara

Bastiset shtëpia e të dyshuarit që blinte me kartela bankare të klonuara
Foto: Ilustrim

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike është bastisur shtëpia e të dyshuarit me dyshimin e bazuar se i njëjti ka keqpërdorur kartelat bankare.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole – BROVNING , 5 fishekë dhe një karikator – Cal 7.65 mm, 2 shtëpiza kompjuteri, 28 palë syze të tipave të ndryshme, 8 orë dore të ndryshme, 1 Iphone 6, 1 tabletë Apple, 4 telefona mobilë të tipave të ndryshëm, si dhe pajisje tjera elektronike (HDD, USB si dhe disa dokumente dhe faktuara të transaksioneve bankare).

Të gjitha këto pajisje dyshohet se janë blerë me kartela të klonuara bankare.  /Telegrafi/