Mesfushori shqiptar, Bastien Toma ka shënuar gol të bukur në këtë fundjavë në Superligën e Zvicrës.

Sioni ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Luzrenit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit zviceran.


Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Sionin dhe njëri nga më meritorët ishte mesfushori shqiptar, Bastien Toma.

Toma ishte golashënues në këtë ndeshje pasi tundi rrjetën për epërsinë 2-0 të skuadrës së tij pas një driblimi të mirë.

Ky gol i Tomas erdhi në minutën e 82-të të ndeshjes dhe është i pari në këtë sezon për të.

Momentin e golit mund ta ndiqni nga minuta 2:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app