Bashkimi është gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit kanë triumfuar në palestrën e Suharekës kundër skuadrës mitrovicasve Trepça me rezultat 90-77.


Në pjesën e parë, "Torcidat" shfaqen një lojë të bukur dhe e përfunduan në dobi të tyre, në saje edhe të gjashtë tre pikëshave.

Çereku i parë i takoi zigjelbërve, të cilët realizuan edhe katër tre pikësha dhe kjo i solli një epërsi prej gjashtë pikëve, 25:19.

Prizrenasit arritën paksa të këndellën dhe triumfuan me një pikë diferencë në dhjetë minutshin e dytë, por rezultati në semafor tregonte shifrat 44:39 për Trepçën.

bashkimi trepca 1 e1519937451842

Në dhjetë minutshin e tretë "Arpagjik't" përmirësuan mbrojtjen dhe fazën e sulmit dhe arritën të shkrinin epërsinë e "Torcidave" në një pikë, 63:62.

Periudha e fundit e ndeshjes i takoi krejtësisht Bashkimit pasi që në fund të takimit rezultati tregonte shifrat 90-77.

Basketbollisti më efikas te prizrenasit ishte Aaron Moss me 23 pikë ndërsa te mitrovicasit u dallua Jonathan Hudson me 352 sosh.

28378093 1426613897451009 2484453848206631926 n

Theksojmë se në gjysmëfinale Bashkimi do të takohet me Rahovecin, ndërsa çifti tjetër është Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina.

Ndërkohë, gjysmëfinalet do të luhen të premten, e para prej orës 17:30 dhe e dyta prej orës 19:00, si dhe finalet në të dyja konkurrencat të dielën prej orës 16:00 (femrat) dhe 19:00 (meshkujt). /Telegrafi/

telegrafi sport app