LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian regjistron rritje të nivelit vjetor të inflacionit

Bashkimi Evropian regjistron rritje të nivelit vjetor të inflacionit

Siç njofton Zyra evropiane e Statistikave, çmimet e konsumit në nivel vjetor, në vendet e bllokut u rritën më 0.9 për qind.

Eurostat thotë se inflacioni muajin e kaluar ishte rritur nga 0.8 për qind që ishte në qershor, kurse 1.4 për qind ishte në muajin korrik, përcjell Telegrafi.

Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni vjetor shënoi rënie në 10 shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në tre dhe u rrit në 14 shtete të tjera.


Greqia shënoi nivelin më të ulët vjetor të inflacionit me minus 2.1 për qind në muajin qershor.

Ndërkohë, niveli i inflacionit të Eurozonës ishte më 0.4 për qind muajin e kaluar, nga 0.3 për qind në muajin qershor. /Telegrafi/