LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian kufizon importin e çelikut

Bashkimi Evropian kufizon importin e çelikut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbështetur masat e përkohshme, të cilat i propozoi Komisioni Evropian me qëllim të kufizimit të importit të çelikut në Union.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Evropian, i cili ka propozuar kombinimin e kuotës dhe doganës për të parandaluar valën e importit të çelikut, që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur doganat ndaj importit të çelikut dhe aluminit evropian.

Qëllimi i këtij vendimi, sipas zyrtarëve të Këshillit të Evropës, është parandalimi i efekti negativ në tregti, por edhe njëkohësisht të ketë oferta tradicionale në tregun e Bashkimit Evropian.


BE-ja paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA-së për taksat mbi automjetet
Lexo po ashtu BE-ja paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA-së për taksat mbi automjetet

Burime të paemëruara, theksuan se kuota do të ishte një reflektim i importeve gjatë viteve të fundit, me një normë prej 25 për qind për vëllimin që tejkalon atë shumë. /Telegrafi/