Bashkimi ka arritur ta sigurojë finalen e Kupës duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 93:76.

Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund, ndërsa ndaljet e shpeshta të rrymës e penguan mbarëvajtjen e këtij takimi, që u desh të ndërpritet disa herë.


Prizrenasit ishin nga fillimi deri në fund në epërsi, por vreshtarët nuk u dorëzuan asnjëherë.

28642675 10211269216821478 195624307 o Rahoveci para ndeshjes

Çereku i parë u mbyll  27:18 në të mirë të portokallinjve.

28468009 966955610125094 2116931807654589007 n Bashkimi para ndeshjes

Por në çerekun e dytë rahovecasit u konsoliduan dhe e mbyllën pjesën e parë në vetëm katër pikë minus (47:43).

Ayron Mos ishte enigmë e pazgjidhur për rahovecasit dhe shënonte nga pothuajse çdo pozitë.

28640994 10211269816516470 153213435 o Pamje kur terri kaploi palestrën

Çereku i tretë u mbyll 67: 59.

Kur u prit që Rahoveci të tentojë ta barazojë, ashtu nuk ndodhi, pasi shumë gabime të lojtarëve, ndikuan në rezultatin përfundimtar 93:76.

28695836 10211269277062984 410397281 o Vreshtarët dhuruan spektakël

Bashkimi kaloi në finale të Kupës, por Rahoveci me tifozët e tyre Vreshtarët i dhanë hijeshi kësaj ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app