Bashkim Ramosaj i përgjigjet Thaçit për skllotën

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i është përgjigjur Presidentit Hashim Thaçi, i cili përmes një statusi kishte thënë “Bora ka zënë të shkrihet shpejt...Uroj të mos bëhet skllotë”.
Thaçi kështu kishte ironizuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili disa herë i pyetur rreth mundësisë së heqjes së taksës, kishte përdorur si metaforë shkrirjen e borës.
Ramosaj ka thënë se populli e don vlerën e vet, njeriun që bën histori.
Pa ndërhyrje reagimi i Ramosajt:Edhe borën edhe skllotën, poashtu kurthat e intrigat e ndërtuara ndaj tij i kaloi. Kur mendoni që rrëzohet, prap më i fortë do të jetë. Populli e don vlerën e vet, njeriun që bëri Histori . Njeriun që i dha kuptim ndjenjës kombëtare. #KaArdhKohaMeILonPollavrat. #KaArdhKohaMeTëDashtKosovë.
Nga
Telegrafi
29/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































