Bashkësia Islame e Kosovës, njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres.
Një vendim i BIK-ut vjen pas vendimit nga Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, e cila ka marrë vendim për anulimin e Haxhit për vitin 2020.
“Duke pasur për bazë se numri i personave të vdekur ka arritur në gjysmë milioni, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në më shumë se 7 milionë persona, autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e BIK-ut.
“Lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë atyre personave që kanë pasur nijetin për kryerjen e Haxhit, t’ua pranoj si adhurim të kryer, ndërsa të na mundësohet që Haxhin ta kryejmë vitin e ardhshëm!”, thuhet në fund të njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në lidhje me Haxhin 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), njofton opinionin e gjerë në Kosovë se për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe rrezikut që ky virus bartë në vete, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, ka marr vendim për anulimin e Haxhit për vitin 2020.
Duke pasur për bazë se numri i personave të vdekur ka arritur në gjysmë milioni, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në më shumë se 7 milionë persona, autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite.
Duke respektuar rekomandimet dhe sqarimet e institucioneve shëndetësore në Mbretërinë e Arabisë Saudite, por edhe në shumicën e vendeve të botës, në lidhje me rreziqet e vazhdueshme që rrjedhin nga kjo pandemi, mungesës së një vaksine në dispozicion dhe një kure për të infektuarit, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, ka njoftuar se ka marr këtë vendim për të ruajtur sigurinë e shëndetit publik.
Në këtë njoftim të autoriteteve saudite, këtë vit, ritualin e Haxhit do ta kryejnë vetëm personat që ndodhën brenda territorit të Arabisë Saudite dhe jo të vendeve të tjera.
Po ashtu, në këtë vendim thuhet se kjo masë është gjykuar si e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.
Duke nisur nga ky njoftim, Bashkësia Islame e Kosovës, me keqardhje njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres.
Lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë atyre personave që kanë pasur nijetin për kryerjen e Haxhit, t’ua pranoj si adhurim të kryer, ndërsa të na mundësohet që Haxhin ta kryejmë vitin e ardhshëm! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti