LAJMI I FUNDIT:

Bashkësia Islame e Serbisë: Sulejman Rexhepi po përçanë myslimanët

Bashkësia Islame e Serbisë: Sulejman Rexhepi po përçanë myslimanët

Bashkësia Fetare e Serbisë ka dërguar një letër proteste deri tek Bashkësia Fetare e Maqedonisë, në të cilën ata kanë dënuar vizitën që kanë bërë kryetari i BFI-së në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, formacioneve parafetare si dhe për përkrahjen publike ndaj kësaj organizate, siç e kanë quajtur ata jo legjitime, njofton televizioni Shenja.

“Hidhërim i ynë më i madh është se ju keni vizituar edhe përfaqësues të kësaj organizate në rajonin e Preshevës, të cilin keni tentuar që ta impononi si autoritet fetar të myslimanëve në Luginën e Preshevës, edhe pse e dini se i njëjti është përjashtuar për shkak të agresionit dhe përçarjes që ka bërë në Bashkësinë Islame dhe Myftininë e Preshevës.”, thuhet në letrën e Bashkësisë Islame të Serbisë.

Ata kanë shtuar se janë të habitur nga ky veprim, ngase pikërisht, Rexhepi, ka pasur përvojë nga rebelimi i imamëve në Maqedoni, të cilët kanë dashur të prishin unitetin e Bashkësisë Islame.


“Kemi menduar se ju do të tregoni senzibilitet ndaj problemeve me të cilat ballafaqohemi dhe as që kemi menduar se personalisht do të vendosin në anën e atyre që po e prishin unitetin e Bashkësisë tonë Islame”, thuhet më tej në letrën.

Sipas tyre, kjo paraqet një goditje ndaj dinjitetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, por edhe BFI-së, së Maqedonisë, duke shtuar se janë të bindur se ulematë dhe hoxhallarët do të kenë forca të përballen me paraqitjet të tilla dhe nuk do të lejojnë individëve të caktuar të rrezikojnë rolin e ndershëm dhe moral të bashkësive fetare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një person

Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një person

Kronika e Zezë
Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Shoqata e Mullisëve paralajmëron shtrenjtimin e bukës

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Shoqata e Mullisëve paralajmëron shtrenjtimin e bukës

Lajme
Rriten eksportet shqiptare drejt Kosovës – “Made in Albania” bëhen më konkurrues

Rriten eksportet shqiptare drejt Kosovës – “Made in Albania” bëhen më konkurrues

Lajme
Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Lajme
Liderët institucionalë dhe politikë në Kosovë urojnë besimtarët për Pashkët

Liderët institucionalë dhe politikë në Kosovë urojnë besimtarët për Pashkët

Lajme
Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit

Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit

Politikë
Kalo në kategori