Priscilla Presley është bërë kohët e fundit temë e mediave shkaku i dukjes së saj tepër të re ani pse ajo i ka 72 vjet.

Epo, është rinuar artificialisht dhe asnjë kritikë nuk e shqetëson. Ajo e pranon hapur se çfarë ka ndodhur me pamjen e saj.


Bukuria, të cilën ata e kishin zili në moshën e hershme dhe me këtë arriti të joshte Elvis Presleyn në moshën 14 vjeçare, sot lë përshtypje ndryshe.

ps

Kur ajo kohët e fundit vizitoi një shfaqje teatrale amerikane "Lorainne", rrodhi një pyetje: Si është e mundur që të duket kështu? Kishte edhe ata që e përgëzonin për "mbajtjen e mirë", të cilët e admiruan atë, natyrisht, kishte edhe prej atyre që e cilësonin sikur një hardhucë.

Ajo është viktimë e mjekut argjentinas, Serrano, i cili në trupin e saj ka injektuar botoks të përzier me një lëngë që në Argjentinë përdoret për lyerjen e pjesëve të automobilave.

pr 1

Ndryshe, Priscilla gjatë rinisë është angazhuar në modelim dhe aktrim, ku luajti në serinë dikur popullore "Dallas" dhe filmin, "Naked Gun".

Plakjen askush nuk mund ta ndal pasi që vjetët e njerëzve nuk mund të hekurosen dhe të palosen sikur nuk ka ndodhur asgjë në jetë. /Telegrafi/

pr 2