Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë duhet të intensifikojnë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët si energjia, infrastruktura dhe fusha tjera që hynë në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Kështu u tha sot nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Blerand Stavileci dhe Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Driton Kuqi, gjatë një konference të përbashkët për media në Prishtinë.
Ministri Stavileci tha se me homologun e tij, nga Maqedonia janë pajtuar se niveli i bashkëpunimit që kemi pasur në të kaluarën, patjetër duhet të ngritët në një nivel tjetër nisur nga fakti kanë pasur disa marrëveshje të nënshkruara në mes shteteve.
“Do të donim që tash e tutje ta ndryshonin kahen në kuptimin pozitiv sidomos për sa i takon ritmit të zhvillimeve, pra që t’i materializojmë ato dhe të nisim me aktivitete dhe projekte konkrete”, tha Stavileci.
Sipas tij, të dyja shtetet janë bashkëpjesëmarrëse në të gjithat iniciativat rajonale, përfshirë edhe ato që rrjedhin nga procesi i Berlinit në kuadër të cilit janë agjenda e rrjetit të transportit në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe interkonektiviteti në fushën e energjisë, ky bashkëpunim duhet quar më tej.
“Në këtë kuadër është shumë e rëndësishme që shtetet e Evropës Juglindore, sidomos këto me të cilat jemi fqinj të kemi projekte me të cilat do të lidheshim edhe më mirë njeri me tjetrin, pastaj do të lidheshim edhe në platformat tjera sidomos në aspektin e tregut rajonal”, tha Stavileci, duke marrë si referencë pozitive bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në këto fusha.
Kreu i MZHE-së, tha se praktika e bashkëpunimit me Shqipërinë ku hyn autostrada energjetike – 400 kV dhe projektet që do të kenë impakt edhe në zhvillimet e ardhshme në tregjet e përbashkëta, mund të ndiqen edhe me Republikën e Maqedonisë, me qëllim të krijimit të një tregut të integruar rajonal.
“Delegacionet përkatëse u zotuam që do t’i rinisim këto ide të mëparshme dhe të shohim si t’i avancojmë ato në mënyrë që shtetet tona të lidhen në kuptimin e infrastrukturës fizike por edhe në kuptimin e ndërtimit të kapaciteteve energjetike, me të cilat mund të komplementarizohemi, me çka ndikojmë edhe në sigurinë e furnizimit, jo vetëm për Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe me shtete tjera”, tha Stavileci, duke shtuar se kjo do
t’i japë një frymëmarrje tjetër të dyja vendeve.
Nga ana e tij, Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Driton Kuqi tha se dy vendet tani më kanë vendosur bazë solide për themelimin e bashkëpunimit me projekte të reja në interes të qytetarëve të dy vendeve.
“Gjatë takimit u bisedua rreth projekteve energjetike aktuale të përbashkëta sikurse është interkonektimi i dytë Maqedoni -Kosovë prej 400 kV, në të cilën tani më marrin pjesë dy vendet në pranimin e studimeve për vërtetësi ndërsa është nënshkruar edhe Marrëveshja Operative mes MEPSO dhe KOSTT me të cilën rregullohet bashkëpunimi i sistemeve interkonektive mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës”, tha ai.
Kuqi më tutje tha se me kolegun Stavileci janë pajtuar rreth rëndësisë së zhvillimit të sistemeve gaz-përçues të dy vendeve, sepse në pajtim me studimet e fizibilitetit për sistemin gaz-përçues në Maqedoni, në mesin e 6 interkonektimeve potenciale shtesë të parashikuara është edhe interkonektimi me Kosovën me të cilën do të shtohet sigurimi i furnizimit me energji.
Sipas tij, bashkëpunimi realizohet në bazë të 28 marrëveshjeve të nënshkruara midis dy vendeve, por ky bashkëpunim pritet të konkretizohet edhe më tutje nga grupet punuese të dy ministrive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi