Bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar pasi ka bashkëjetuar me një të mitur.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:00, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































