LAJMI I FUNDIT:

Basha fton protestë më 16 mars: Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund

Basha fton protestë më 16 mars: Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur protestën e katër me radhë të opozitës në Shqipëri.

Ai ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në protestën e radhës, më 16 mars, siç është shprehur ai, për të përcjellë kufomën politike, Edi Ramën.

Basha, bashkë me kolegë të tjerë, pasi ka dorëzuar mandatin e tij në edhe KQZ, tha se më 16 mars vjen uragani i pamposhtur.


“Zgjidhja politike është largimi një orë e më parë i shkaktarit kryesor, kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij fundi i pjesës së parë të kësaj beteje që do të vazhdojë. Edhe miqtë e tij më të ngushtë, me gjysmë zëri e dinë fare mirë të vërtetën që ju keni buçitur sot. Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund. Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë e tij, aq më shumë do t’i shtohet makthi para popullit dhe fatura që do të paguajë para drejtësisë. I bëj thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në një akt tjetër të madh që do të na bashkojë me 16 mars në protestën vendimtare për të përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes, për të shpëtuar Shqipërinë, madje për të çliruar edhe Partinë Socialiste”, tha ai.

Basha ka falënderuar burrat dhe gratë që dorëzuan mandatet vijuese në KQZ.

“Mos kini frikë, asgjë nuk do ta ndalë popullin nga vullneti për të marrë në dorë fatet e tij. Ajo që po vjen është liria juaj, fundi i arrogancës dhe krimit.
Ajo që ne po ndërtojmë të gjithë së bashku është Shqipëria e shqiptarëve. Mbushini zemrat me kurajën e shpresës që ju ndezët. Ora e Shqipërisë Evropiane po troket. Gati për uraganin e pamposhtur më 16 mars”, tha Basha pas mbylljes së protestës të së martës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori