LAJMI I FUNDIT:

Basha e Merkel flasin në telefon pas arritjes së marrëveshjes për reformën në drejtësi

Basha e Merkel flasin në telefon pas arritjes së marrëveshjes për reformën në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë telefonike me Kancelaren Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

“Në fillim të bisedës Basha e informoi Kancelaren Merkel për arritjen e konsensusit për draftin kushtetues të reformës në drejtësi. Merkel e përgëzoi Bashën për kontributin e tij dhe lidershipin e treguar ne procesin e arritjes se konsensusit, si një kontribut madhor për Shqipërinë dhe shqiptaret. Kancelarja gjermane shprehu bindjen se zbatimi me sukses i reformës në drejtësi do të jetë një ogur i mbarë për integrimin dhe të ardhmen Evropiane të Shqipërisë dhe e siguroi zotin Basha për mbështetjen e saj të plotë dhe të gjithanshme”, thuhet në njoftimin për media.

Basha i shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Kancelares Merkel dhe Gjermanisë ndaj Shqipërisë, në sfidat e rrugëtimit të saj Evropian, dhe në procesin e reformës në drejtësi dhe e garantoi atë se Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë promotore e të gjitha proceseve reformuese duke u udhëhequr nga parimet dhe vlerat Evropiane.


“Beteja e Partisë Demokratike në procesin e reformës në drejtësi ka qenë prej fillimit e deri në kurorëzimin e saj me sukses, një betejë për standardet dhe parimet Evropiane dhe Perëndimore të demokracisë, shtetit ligjor dhe për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, theksoi Basha.

Kancelarja Merkel e siguroi kreun e opozitës shqiptare për angazhimin dhe ndihmën e saj dhe të Gjermanisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori