Pavarësisht situatës së tensionuar para protestës së nëntë kombëtare të opozitës, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar një tubim paqësor mbrëmjen e së premtes (21 qershor).
Përmes studiove televizive, Basha përcolli mesazhin se regjimi i Ramës ka mbaruar dhe se nesër nuk do të ketë asnjë episod dhune.
Ai apeloi shqiptarët të dalin masivisht në protestë dhe të mos dëgjojnë veglat qorre të Ramës.
“Dilni në protestë me familjen. Unë do të jem me gruan dhe dy vajzat e mia”.
Thirrja e Bashës:
Së pari ju falenderoj për mundësinë, për këtë ndërhyrje telefonike, të cilën nuk kisha ndërmend ta bëja por u shtyva nga një zinxhir ngjarjesh. Duke shprehur vlerësim për transparencën që emisioni juaj ka bërë për ngjarje që kanë tronditur Shqipërinë e gjithë botën, këto javë e në veçanti ditët e fundit, nuk mund të mos dënoj me ashpërsinë më të madhe veglat qorre të propagandës qeveritare, siç është emisioni “Stop” në tv Klan, si dhe emisioni tjetër në Top Channel, dy vegla qorre të propagandës qeveritare në dy televizionet kombëtare, të cilat i janë bashkuar sot korit të sorrave në panik, të qeverisë, për të përhapur panik për ditën e nesërme.
Unë dua t’i dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe t’u them qytetarëve: injorojini këto vegla qorre. Ato paguhen me paratë që ju vidhen ju. Këto televizione janë në shërbim të qeverisë.
Duke shprehur vlerësimin për transparencën që emisioni juaj ka bërë gjatë këtyre ditëve dhe javëve plot me ngjarje shokuese, dua ta bëj fare të qartë se këto vegla qorre kanë një dhe vetëm një qëllim, t’i shërbejnë propagandës qeveritare. Kjo tregon panikun që ka kapur Edi Ramën.
Unë dua t’ju them sot shqiptarëve që arsyeja e këtij paniku është se regjimi i Edi Ramës ka marrë fund tashmë. Ka marrë fund në çdo kancelari të perëndimit, siç ka marrë fund moralisht para syve të çdo shqiptari të ndershëm, demokrat a socialist.
Nuk ka sot asnjë qytetar shqiptar të ndershëm që do të jetojë me djersën e ballit, të kujdeset për fëmijët e vet që të mos jetë i shokuar kur ka zbuluar se çfarë bande kriminale kemi sot në krye të vendit dhe si është shkrirë në një qeveria me kriminelët e trafikantët.
E dyta që dua t’u them shqiptarëve është: unë nesër do të dal në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia dhe u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vijnë me fëmijët e tyre, me bashkëshortet e tyre, sepse do të jetë protesta më e madhe dhe më qytetare që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.
Përpjekjet për të amnistuar krimet me të cilat është kapur në flagrancë Edi Rama, duke inkriminuar opozitën kanë dështuar tashmë . shqiptarëve ju them se unë do të dal me vajzat e mia, me gruan time dhe ju bëj thirrje: merrni fëmijët me vete. Nuk do të ketë asgjë. Nuk do të ketë absolutisht asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari apo të një punonjësi të ndershëm të rendit. Kemi marrë të gjitha masat për të neutralizuar çdo provokator të qeverisë në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të vendeve partnere në Tiranë me të cilët kam qënë në komunikim sot dhe dje./Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri