LAJMI I FUNDIT:

Basha deklaron se nuk ka humbur asnjë garë, reagon Berisha

Basha deklaron se nuk ka humbur asnjë garë, reagon Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha rreth rezultatit paraprak të zgjedhjeve të pjesshme lokale të mbajtura në 6 mars.

Në një njoftim në Facebook ku ka shpërndarë një video të Bashës që thotë se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, Berisha u shpreh se Basha është i vetmi njeri në botë që bën deklarata të tilla.

“Lulzim Basha është i vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se nuk ka humbur asnjë garë”, ka thënë Berisha.


Dalja e parë pas zgjedhjeve, Basha: Pjesëmarrja e ulët tregon humbjen e besimit të qytetarëve
Lexo po ashtu Dalja e parë pas zgjedhjeve, Basha: Pjesëmarrja e ulët tregon humbjen e besimit të qytetarëve

Kujtojmë se kandidatët e PS-së kanë fituar deri tani në bashkitë e Vorës, Rrogozhinës, Lushnjës dhe Dibrës nga 6 bashkitë që kanë mbajtur zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së të përditësuara deri në orën 13:28, edhe në Durrës, kryeson kandidatja socialiste, Emirjona Sako, ndërsa në Shkodër, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori