LAJMI I FUNDIT:

Basha: Berisha po vendos në plan të parë interesat personale

Basha: Berisha po vendos në plan të parë interesat personale

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë sot se në PD vazhdon një frymë përçarëse nga njerëz që mbështesin ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Në një komunikim me gazetarët para se të futej në parlament, Basha u shpreh se Berisha po vendos në plan të parë interesat e tij.

“Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzit që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës, mbi sakrificat e demokratëve”, ka thënë Basha.


“Kjo është përdorur për të vazhduar frymën e përçarjes në parimin që kush nuk është me mua, kush nuk i nënshtrohet qëndrimit tij shpallet armik dhe kulak, siç e keni parë me sulmet qe i bën Enkelejd Alibeaj”, shtoi ai.

Flutura Açka, propozim për zgjidhjen e krizës në PD: Bashkimi nis nga vetësakrifikimi i Berishës
Lexo po ashtu Flutura Açka, propozim për zgjidhjen e krizës në PD: Bashkimi nis nga vetësakrifikimi i Berishës

Basha nënvizoi se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi kauzat e ngritura nga PD.

“Ju keni parë raportin e DASH që konfirmon kauzat tona. Interesat e ngushta personale po mbajnë peng këtë aksion. Njësoj siç është pushtuar në mënyrë të paligjshme selia, është pushtuar edhe hapësira e aksionit opozitar”, tha Basha.

Mbrëmjen e djeshme, Berisha akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se po nxit përçarjen në parti duke ndërhyrë për të penguar zgjedhjet e kryetarëve të degëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori