Reperi nga Kumanova, Bardhi ka lansuar bashkëpunimin e radhës.

Pas "Ex" që rezultoi të jetë tejet e suksesshme, Bardhi ka sjell këngën "Rakia" në bashkëpunim me DJ Gimi-O.


Projekti i ri u realizua në studion e SBS Entertainment, teksa u solli edhe me një klip të veçantë për të cilin u përkujdes Valon Aziri.

Screenshot 2022 05 06 000357 Foto: Screenshot/YouTube

Tashmë kënga gjendet e plotë në kanalin e YouTube, ndërsa është lansuar edhe në platforma të tjera.

Theksojmë që bashkëpunimi i fundit i dyshes më Elvana Gjatën u prit mjaft mirë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 25 milionë klikime.

Screenshot 2022 05 06 000432 Foto: Screenshot/YouTube

Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) ka arritur që në vetëm pak kohë të jetë në fokus duke realizuar bashkëpunime me artistë të ndryshëm të estradës.

Reperi ndërkaq po shijon një sukses të madhe edhe sa i përket angazhimeve me koncerte, si në trojet shqiptare po ashtu edhe në disaporë. /Telegrafi/