Bardhi ka bërë të ditur se tashmë i kë përfunduar xhirimet e videoklipit të ri muzikor.

Këngëtari njëherësh i ka paralajmëruar fansat e tij se do të vijë edhe me një befasi.


Këto pohime, ai i ka bërë në Instagram duke i shoqëruar me disa fotografi të postuara.

“Xhirimet e videoklipit janë kryer, shumë shpejt me një surprizë”, shkruan në përshkrim.

Theksojmë se Bardhi ka sjellë një sërë hitesh, ndërsa fansat e tij mezi i presin realizimet e reja muzikore. /Telegrafi/