Vera po afron dhe bashkë me kohën e nxehtë po vijnë edhe një sërë projektesh të reja.

Pas disa këngëve e bashkëpunimeve që janë lansuar deri më tani, një tjetër duket se është rrugës.


Bëhet fjalë për një duet në mes reperit Majk dhe artistit tjetër të njohur, Bardhyl Idrizi - Bardhi.

Screenshot 4 71 Bardhi (Foto: Screenshot/Instagram)

Të njëjtit duket se kanë nisur xhirimet e videoklipit të ri, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Të dy, Majk dhe Bardhi, kanë shpërndarë në InstaStory fotografi të modeles Kejvina Khella që tregojnë se është pjesë e klipit.

Screenshot 5 63 Bardhi (Foto: Screenshot/Instagram)

Kjo nuk ka dyshim se do të jetë një nga hitet e verës, marrë parasysh famën dhe suksesin e dyshes së njohur.

Majk dhe Bardhi këtë kohë kanë qenë aktiv edhe më prurje të tjera muzikore që kryesisht janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

Screenshot 6 51 Majk (Foto: Screenshot/Instagram)