Barcelona zgjedh katër kapitenët për sezonin e ri - Të gjithë nga La Masia, Messi i pari

Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka zgjedhur katër kapitenët e ekipit për sezonin e ri 2018/19.
Kampionati spanjoll do të nis së shpejti dhe skuadrat janë duke bërë përgatitjet e fundit para nisjes së sezonit të ri.
Njëra nga gjërat që duhet të rregullohen para nisjes së tij janë edhe zgjedhja e kapitenëve që do të përfaqësojnë skuadrën.
Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Barcelona, e cila ka zgjedhur katër të tillë për këtë sezon.

Kapiteni kryesor i skuadrës për këtë sezon është zgjedhur ylli argjentinas, Lionel Messi.
Pas Messit si kapiten i dytë vjen mesfushori spanjoll, Sergio Busquets, ndërsa si kapiten të tretë dhe të katërt vijnë Gerard Pique, respektivisht Sergi Roberto.

Vlen të theksohet se të katër kapitenët vijnë nga akademia e Barcelonës dhe një gjë e tillë së fundmi herë kishte ndodhur në sezonin 2014/15.
Në sezonin e fundit kapiten ishte Andres Iniesta, i cili u largua gjatë verës në drejtim të skuadrës japoneze Vissel Kobe. /Telegrafi/
















































