Kur kanë mbetur edhe dy javë larg ndeshjes Barcelona - Paris Saint-Germain, nga shumë njohës të futbollit po shihet si ndeshje me shumë rivalitet, që e ka tejkaluar edhe fushën.

Me afrimin e ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve, temperaturat po rriten.


Ronald Koeman ka akuzuar klubin francez për mosrespekt ndaj Barcelonës.

Ftesa e PSG-së për Lionel Messin

Gjithçka fillon me dëshirën e PSG për të nënshkruar me Lionel Messin. Që kur pakënaqësia e tij në Camp Nou u bë e qartë verën e kaluar, ata kanë qenë të interesuar ta nënshkruajnë atë.

Neymar ishte i pari që publikisht u përpoq ta joshte argjentinasin drejt “Parc des Princes , dhe pastaj ishte radha e Mauricio Pochettino , duke thënë se "lojtarë si Messi do të ishin gjithmonë të mirëseardhur te PSG" dhe se "do të ishte kënaqësi të trajnoja atë".

messi1

Përveç kësaj, Le Parisien shkroi se Pochettino e ka vënë bashkatdhetarin e tij në krye të dëshirave për transferim.

Leonardo tha gjithashtu se ata po monitorojnë nga afër situatën e Messit, por komentet e Angel Di Maria të mërkurën ishin pika e fundit për Koemanin, pasi argjentinasi tha se "ka një shans të madh që Leo të vijë në PSG".

Koeman

Barcelona , ende pa një president zyrtar, u detyrua të reagojë përmes trajnerit Koeman dhe kandidatin Joan Laporta që e akuzuan klubi francez për mungesë respekti.

Një rivalitet me një histori

E gjithë kjo që u përshkrua është vetëm kapitulli i fundit në një rivalitet të gjatë.

Në fushë, momenti i tij më i paharrueshëm erdhi kur Barcelona përmbysi një humbje 4-0 në ndeshjen e parë për të fituar 6-1 në ndeshjen e kthimit, që njihet si më e famshmja në Ligë e Kampionëve, e ku kataluasnit ishin të udhëhequr nga Neymar në Camp Nou.

neymar messi 1

Në zyrat e të dy klubeve, ka pasur tensione, pro që u rrit dukshëm kur PSG nënshkroi me Neymarin, me Barcelonën që ishte pastaj duke e ndjekur Marco Verrattin e që zgjati një kohë të gjatë.

Me gjërat që po bëhen interesante, do të jetë një humbje e madhe që këto dy ndeshje do të zhvillohen me dyer të mbyllura. /Telegrafi/  

telegrafi sport app