Në ditët e fundit ka pasur zëra se Dani Alves mund të rikthehet në Barcelonë, por klubi nuk e ka marr parasysh një lëvizje të tillë për 38-vjeçarin.

Alves, i cili luajti për Barcelonën nga 2008 deri në 2016, ka qenë pa klub që kur u largua nga Sao Paulo në shtator të vitit 2021, madje ai iu ofrua Blaugranëve.


Mbrojtësi i djathtë është në kërkim të një klubi ku do të ishte i lumtur që t’i kalonte vitet e fundit të karrierës së tij dhe beson se Barcelona është vendi i përsosur për ta bërë këtë gjë.

Screenshot 7 2

Në fakt, Alves i bëri jehonë këtyre komenteve kur foli me drejtuesit e Barcelonës vetëm disa javë më parë, pasi ishte i pranishëm në “Camp Nou” për ndeshjen kundër Dynamo Kyiv.

Megjithatë, Xavi Hernandez dhe drejtuesit e Barcelonës nuk po mendojnë të rikthejnë Alvesin - si lojtar - sepse duan t'u japin më shumë përparësi lojtarëve të rinj.

Nga Brazili dolën lajme të martën mbrëma dhe të mërkurën se do të kishte një takim mes Alves dhe Barcelonës në ditët në vijim për të diskutuar rikthimin e tij të mundshëm, por klubi katalanas e ka përjashtuar këtë gjë.

Alves mund të kthehet, por në rol drejtues 

Ka shumë respekt dhe admirim nga Barcelona ndaj Alvesit dhe, si i tillë, ata janë të hapur ndaj mundësisë që braziliani të marrë një pozicion në “Camp Nou” në të ardhmen.

Barcelona e sheh Alves si një person të madh me një tërheqje mbresëlënëse mediatike, ndërsa karriera e tij futbollistike flet vetë. Ata besojnë se ai mund të jetë i dobishëm për klubin.

Alves

Gjatë tetë sezoneve të tij në Kataluni, Alves luajti gjithsej 391 ndeshje për Barcelonën dhe ngriti 23 trofe të pabesueshëm./Telegrafi/

telegrafi sport app