Barcelona ‘nuk është e bindur’ nga alternativat për Ter Stegenin e lënduar – disa opsione interesante për portën e katalansave

Barcelona mbeti pa Marc-Andre ter Stegen i cili mori një dëmtim në gju gjatë fitores 5-1 ndaj Villarrealit. Nuk kishte nevojë për kontrolle mjekësore për të parë se gjuri i Ter Stegen nuk ishte në gjendjen e duhur pas lëndimit, dhe tani Barcelona do të duhet të vlerësojë opsionet e saj në portë. Ai u zëvendësua nga Inaki Pena, i cili e zëvendësoi edhe sezonin e kaluar për një periudhë tre mujore, ndërsa opsionet janë edhe të rinjtë Ander Astralaga dhe Diego Kochen.

Ndërsa Barcelona nuk mund të nënshkruajë më një lojtar nga një ekip tjetër këtë sezon, pasi rregulli që i lejonte të aktivizonin klauzolën e lirimit të Martin Braithwaite në 2020 u fshi, por ata mund të nënshkruajnë me një portier që aktualisht është i lirë. Opsionet e tyre në këtë drejtim shkojnë te emra si: Keylor Navas, Jiri Pavlenka, Sergio Rico, Tomas Vaclik, Kristoffer Klaesson ose Antonio Adan.






















































